“Nuk më dhatë Nobelin, nuk mendoj për paqen”, Norvegjia reagon ndaj mesazhit të Trump
Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store konfirmoi sot se ka marrë gjatë fundjavës një mesazh nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në të cilin ky i fundit theksonte se nuk ishte më i interesuar për paqen, dhe kjo për shkak se nuk iu dha kurrë Nobeli i shumëpretenduar prej tij.
“Duke qenë se vendi juaj vendosi të mos ma japë Çmimin Nobel për Paqen për faktin edhe pse kam ndaluar 8 luftra e më shumë, nuk ndiej më detyrimin të mendoj vetëm për Paqen, megjithëse ajo do të mbetet gjithmonë mbizotëruese, por tani mund të mendoj edhe për atë që është e mirë dhe e duhur për Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” shkroi Trump të dielën, duke shtuar se kërkonte “Kontroll të Plotë dhe Total të Groenlandës.”
Store i tha medias norvegjeze VG se mesazhi i Trumpit, i raportuar fillimisht nga PBS, ishte një përgjigje ndaj “një mesazhi të shkurtër që ai vetë i kishte dërguar më herët kreut të Shtëpisë së Bardhë ne emrin e tij dhe Presidentit të Finlandës, Alexander Stubb,” në të cilin dy liderët nordikë bënin thirrje për uljen e tensioneve dhe kërkonin një telefonatë trepalëshe.
Sipas the Journal, parlamenti norvegjez emëron pesë anëtarët e Komitetit të Nobelit, por fituesin nuk e zgjedh drejtpërdrejt qeveria.
Javën e kaluar, fituesja e çmimit, udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, i dhuroi Trumpit medaljen gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë.
Megjithatë, Komiteti i Nobelit këmbënguli se zotërimi i medaljes nuk do të thotë të jesh laureat.
KOHA JONË SONDAZH

