Nuk mjafton Covid-19/ Shfaqet lloji i rrallë i Gripit të Derrit në Kanada

Do të ishte një makth tjetër pas asaj që po përjetojmë me pandeminë e koronavirusit. Në Kanada, në provincën perëndimore të Alberta, në mes të tetorit, autoritetet shëndetësore raportuan rastin e parë në vend të një njeriu të infektuar me virusin H1N2, një rast i rrallë e gripit të derrit, për të mos u ngatërruar me virusin më të zakonshëm të gripit të derrit, i njohur tashmë edhe si H1N1.

Zyrtarët kanadezë të shëndetësisë kanë nisur punën dhe po verifikojnë origjinën dhe përhapjen e virusit, përcjell Ora News.

Gripi i rrallë i derrave, H1N2

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky është rasti i vetëm i gripit të raportuar në Alberta. Pacienti u testua dhe u shërua shpejt. Nuk ka asnjë provë në këtë kohë që virusi është përhapur më tej”, lexohet në deklaratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pacienti përjetoi simptoma të lehta si gripi dhe shtohet në listën e njerëzve të infektuar të regjistruar deri më sot.

Kujtojmë që nga viti 2005 ka pasur vetëm 27 raste në të gjithë botën e njerëzve të infektuar me H1N2.

H1N2 nuk është një sëmundje e lidhur me ushqimin dhe nuk është e transmetueshme tek njerëzit duke ngrënë mish derri ose produkte të tjerë të mishit të derrit, thanë zyrtarët, “ky është një lloj i rrallë gripi tek njerëzit, i fituar zakonisht nga ekspozimi ndaj derrave. i infektuar dhe nuk përhapet lehtë nga njeriu në njeri“.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?