Nuk “mjafton” koronavirusi, SHBA goditet nga tornadot e fuqishme

Përveç pandemisë së koronavirusit, SHBA po përballet edhe me fatkeqësitë natyrore të tornadove.

Një shpërthim tornadosh në Oklahoma dhe Texas kanë rezultuar me vdekjen e 4 personave dhe shkatërrimin e dhjetra shtëpive midis dy shteteve.

Dy persona humbën jetën kur një tornado e dukshme me një fuqi tepër shkatërruese dëmtoi biznese dhe shtëpi rreth Qarkut Marshall në Oklahoma jugore. Ndërsa dy viktimat e tjera u shënuan në Polk County, Texas.

Sipas zyrtarëve të menaxhimit të urgjencës, 30 persona të tjerë u plagosën nga seria e tornadove që goditën shtetet amerikane.

Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave në Oklahoma tha që tornadot kishte dëmtuar të paktën 12 shtëpi, biznese dhe linja energjetike në Qarkun Marshall. Më shumë se 7,000 njerëz në mbarë vendin ishin në gjendje të rënduar psikologjike.

SHKARKO APP