Nuk ndihej mirë, Shefi i shëndetësisë bën tamponin në transmetim live

Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit në Zelandën e Re, Dr. Ahley Bloomfield bëri një test Covid-19 drejtpërdrejt në televizion. Nëpërmjet këtij veprimi ai dëshironte të inkurajonte dhe pjesën tjetër të popullsisë të bëjnë të njëjtën gjë.

Dr.Bloomfield, i cili kohëve të fundit nuk ishte ndier mirë, e ka bërë tamponin në një qendër testimesh në Porirua.

Ai u tha gazetarëve se nuk ishte e dhimbshme dhe se dhe të tjerët duhet të bëjnë të njëjtën gjë, pasi vetëm nëpërmjet testimeve mund të parandalojmë përhapjen e koronavirusit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zelanda e Re ka pasur sukses të madh në kontrollin e përhapjes së Covid-19 dhe nuk ka patur asnjë rast të transmetuar për më shumë se 100 ditë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sidoqoftë, qytetarët po këshillohen vazhdimisht se duhet të jenë vigjilentë dhe të respektojnë masat e vendosura nga qeveria.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?