Nuk u bë nuse! Historia e Sahar, simbol i dhimbjes në Bejrut
Historitë pas shpërthimit shkatërrues në Bejrut të Libanit, janë edhe më me dhimbje. Sahar Fares po planifikonte dasmën por në vend të kësaj, familjarët mbajtën një ceremoni mortore. Të enjten, familjarët dhe i fejuari, Gilbert Karaan, organizuan një ceremoni të ngjashme me një dasmë, të cilën 27-vjeçarja nuk pati fatin ta shijonte sa ishte gjallë.
Një bandë për dasmat luajti muzikë, të tjerë u ranë daulleve, familjarët hodhën oriz dhe petale lulesh. Kjo ishte ceremonia që u kthye në simbol të dhimbjes së Libanit. Muzikatët luanin muzikë, ndërsa zjarrfikësit me uniformë mbanin arkivolin e bardhë, me të cilin Gilbert-i përpiqej të “vallëzonte”.
Sahar telefonoi të fejuarin të martën për t’i treguar për një zjarr që kishte shpërthyer në portin e Bejrutit. Askush nuk kishte nevojë për ndihmë mjekësore, kështu që Sahar u mbështet në një pajisje për fikjen e zjarrit aty rrotull dhe po vështronte zjarrfikësit teksa përpiqeshin të shuanin flakët.
Më vonë, ajo telefonoi Gilbert-in për t’i dhënë një vështrim të përgjithshëm për zjarrin. Tingujt janë të çuditshëm, i tha ajo, tinguj të cilët nuk i kishin hasur kurrë. Ai iu lut që të kërkonte që të largohej, të njëjtën gjë i thanë edhe të afërmit. Por ishte shumë vonë.
Përmes një postimi në Instagram, postim që ka marrë mbi 300 mijë pëlqime dhe23 mijë komente, thotë ”Nusja ime e bukur. Dasma jonë ishte parashikuar të mbahej më 6 qershor 2021. Por jo, do të jetë nesër e dashur. Të kam dashur, të dua dhe do të dua gjithmonë, derisa të ribashkohem me ty dhe të vazhdojmë rrugëtimin tonë”.
https://www.instagram.com/p/CDhWVisAUca/