Nuk vuante nga asnjë sëmundje, koronavirusi i merr jetën 21-vjeçares
Një 21-vjeçare ka qenë viktima e parë më e re nga Mbretëria e Bashkuar që ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Këtë lajm të trishtë e ka dhënë e ëma e saj e Chloe Middleton, ku ka treguar se vajza nuk ka patur kurrë asnjë sëmundje.
Përmes një postimi në “Facebook” ajo shprehet: “Të gjithë ju që mendoni se është thjesht një virus, ju lutem mendoni sërish, po ju flas nga eksperienca personale sepse ky virus më mori vajzën time 21-vjeçare”.