Numri i vdekjeve tejkalon atë të Italisë, Brazili ndalon publikim e shifrave të koronavirusit

Zyrtarët në Brazil kanë ndaluar publikimin e numrit të përgjithshëm të rasteve me koronavirus pasi vendi kapërceu Italinë me numrin e vdekjeve.

Sipas mediave të huaja, presidenti i krahut të djathtë Jair Bolsonaro, i cili ka qenë duke minimizuar rreziqet e koranavirusit të ri që nga fillimi i pandemisë, konfirmoi një ndryshim në shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Bolsonaro e ka quajtur koronavirusin një “grip të butë” dhe ka kundërshtuar nevojën për kufizime, nga frika se një bllokim mund të dëmtonte ekonominë e vendit.

Ndërkohë të premten ai kërcënoi me largim të Brazilit nga Organizata Botërore e Shëndetit, duke e akuzuar atë për njëanshmëri ideologjike.

Ekspertët e shëndetit, parlamentarët dhe avokatët kanë kritikuar ashpër masat e qeverisë për të mbuluar ndikimin e shpërthimit në Brazil.

“Manipulimi i statistikave është një manovër e regjimeve totalitare”, shkroi Gilmar Mendes, gjyqtar i Gjykatës Supreme në Twitter.

Brazili është ndër vendet më të goditura në botë nga pandemia, dhe të paktën 36,000 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 atje ndërsa rreth 673,000 kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus, numri i dytë më i lartë në botë, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins te dielën.

SHKARKO APP