Nxënësit rikthehen në shkollë, Putin i flet për luftën: Jemi të pamposhtur

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një takim me disa nxënës këtë të premte në një shkollë në Moskë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Gjatë qëndrimit të tij në ambientet e shkollës, kreu i Kremlinit nuk harroi të përmendte dhe luftën e fundit në Ukrainë, e cila vijon tashmë prej më shumë se 18 muajsh. Putin u shpreh përpara të rinjve se edhe në këtë luftë Rusia është e pamposhtur ashtu sic ishte gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“E kam kuptuar pse e fituam luftën e madhe patriotike: është e pamundur të mposhtet një popull me një forcë të tillë mendore. Ne ishim absolutisht të pathyeshëm dhe sot jemi të njëjtë”, tha Putin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?