Obama akuzon Trump: Po sulmon demokracinë

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama akuzoi republikanët në pushtet për sulm ndaj demokracisë. Obama tha se administrata po sulmonte të drejtën e votës me saktësi kirurgjikale dhe kërkoi reforma të gjera.

”Ata që janë në pushtet po bëjnë të pamundurën për të dekurajuar qytetarët të votojnë, duke mbyllur qendrat e votimit, duke shënjestruar minoritetet dhe studentët me ligje kufizuese e duke sulmuar të drejtën për votë më saktësi kirurgjikale”.

Në elegjinë me tonë të ashpra, ish-presidenti Obama sulmoi pasardhësin e tij edhe për dhunën policore ndaj personave me ngjyrë dhe shtypjen e protestave paqësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Obama theksoi rolin e shërbimit postar në zgjedhjet e zhvilluara mes pandemisë së Covid-19. Trump sugjeroi shtyrjen e votimit dhe tha pa cituar prova se votimi postar mund të prekej nga manipulimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?