Obama flet për Merkel: Ka bërë punë të shkëlqyeshme

Placeholder Image

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama së bashku me kancelaren gjermane, Angela Merkel, morën pjesë në një debat publik në Berlin.

Obama tha se Merkel është person që ka bërë “punë të shkëlqyeshme” dhe po ashtu ai mbrojti presidencën e tij.

Duke folur për rritjen e nacionalizmit dhe ksenofobisë në botë, Obama tha se “ne duhet të shtyjmë prapa këto trendenca që mund të shkelin të drejtat e njeriut apo të shtypin demokracinë ose të kufizojnë liritë individuale”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Obama gjithashtu foli edhe për nevojën për ndihmën për zhvillim dhe diplomaci, duke i cilësuar si pjesë të politikës së sigurisë kombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne nuk mund ta izolojmë veten, nuk mund të fshihemi prapa murit”, tha Obama./REL/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?