Obama i del në krah Hillary Clintonit: Çdo grua që votoi kundër saj, doli kundër zërit të vet

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara Michelle Obama ka kritikuar gratë që votuan presidentin Donald Trump.

“Çdo grua që votoi kundër Hillary Clinton, votoi kundër zërit të saj,” u shpreh Obama.

Ish-Zonja e Parë, e cila ka qëndruar e distancuar nga tensionet politike që pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, e bëri këtë koment nga një konferencë në Boston. Ajo reflektoi mbi zgjedhjet presidenciale të 2016 si një shembull për t’i qëndruar besnike “vetes së saj autentike”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Obama vijoi se shumë amerikanë vendosën nëntorin e kaluar se zëri i Trump ishte “zëri më i vërtetë për ta”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht kritikave për votueset e Trump, ish-Zonja e Parë tha se ajo dëshiron që presidenti të jetë i suksesshëm. “Ne duam që presidenti aktual të ketë sukses sepse ne jetojmë në këtë vend. Ai është udhëheqësi ynë, ai është votuar.”

Vetëm 54% e grave votuan për ish-kandidaten demokrate Clinton, e cila humbi zgjedhjet, ndërkohë që 52% e grave të bardha votuan për kundërshtarin e saj republikan. Zonja Obama dhe bashkëshorti i saj, ish-presidenti Barack Obama, mbështetën fushatën e zonjës Clinton gjatë zgjedhjeve të vitit të kaluar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?