Obama status në Twitter, për herë të parë si ish-president (FOTO)
Barack dhe Michelle Obama kanë bërë postimin e tyre të parë në llogaritë personale në “Twitter”, si ish-presidenti dhe ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Përshëndetje të gjithëve! Rikthim në origjinal. A është ende kjo gjë? Michelle dhe unë jemi për një pushim të shpejtë, por do të kthehemi në punë”, ka shkruar Obama.
Ky i fundit i ka bashkangjitur edhe një video postimit ku shfaqet bashkë me ish-Zonjën e Parë duke diskutuar për Obama Presidential Center në Çikago. Në video Obama e përshkruan qendër “më shumë se një librari apo muze”, duke thënë se do të jetë “një qëndër jetese dhe pune për qytetarët”.
Ndërsa vetë Michelle Obama shkruan: “Pas 8 viteve të jashtëzakonshme, do të marr një pushim të vogël. Do të kthehemi para se ju ta merrni vesh atë, për të punuar me ju për çështje që kujdesemi për to”.


KOHA JONË SONDAZH

