Obama tallet me Trump, ironia: Është më pak i famshëm se “ObamaCare”

Ish presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka “thumbuar” pasardhësin e tij gjatë një eventi privat, duke thënë që sondazhet kanë treguar që Akti i Kujdesit të Përballueshëm (ObamaCare) është më i famshëm se sa presidenti Donald Trump.

Një person i cili kishte qenë prezent gjatë ngjarjes ka treguar për CNN komentet e Obamës duke thënë që Obama i kishte thënë audiencës në Manhattan që Akti i Kujdesit të Përballueshëm, i njohur si “ObamaCare”, është më i famshëm se sa presidenti Trump.

Sondazhet e fundit kanë treguar që “Obamacare” ka arritur kulmin e popullaritetit, duke marrë mbështetjen e 55% të amerikanëve, shkruan “Business Insider”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në krahasim me këtë, në sondazhin e fundit të bërë nga “Gallup” të enjten tregoi që popullariteti  i Trump ishte me 43%, ndërsa 52% nuk pajtoheshin me mënyrën se si presidenti Trump po drejton SHBA.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas parashikimeve të sondazheve në SHBA, Trump do të bëhet presidenti më pak i famshëm përgjatë 100 ditëve të para të tij në historinë e presidentëve të SHBA.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?