OBSH aprovon vaksinën e AstraZeneca për përdorim emergjent

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka aprovuar vaksinën e AstraZeneca për përdorim emergjent. Me këtë aprovim, vaksina mund të shpërndahet globalisht dhe të jetë e disponueshme në programin e Covax që synon që ta çojë vaksinën edhe në vendet e varfra.

Në një deklaratë, OBSH njoftoi se e aprovoi vaksinën e prodhuar nga AstraZeneca-SKBio (Republika e of Koresë) dhe Instituti Serum i Indisë. Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha që prodhimi i vaksinave duhet të përshpejtohet më tej përpara se të shpërndahet më gjerësisht.

“Tani i kemi të gjitha pjesët e vendosura për shpërndarjen e shpejtë të vaksinave. Por ende kemi nevojë për të rritur prodhimin,”tha Tedros.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?