OBSH bën deklaratën e fortë: Covid-19 mund ta ‘shembë’ progresin e kujdesit shëndetësor brenda një periudhe të shkurtër

Më shumë se 90 për qind e vendeve janë përballur me përkeqësimin e shërbimeve shëndetësore për shkak të pandemisë së COVID-19, ndërsa kujdesi mjekësor i fituar për dekada të tëra mund të “shembet” brenda një periudhe të shkurtër, tregoi një studim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Ndikimi i pandemisë së COVID-19 në shërbimet thelbësore është me të vërtetë një shqetësim i madh”, u shpreh ekipi i OBSH-së në Gjenevë.

“Arritjet e mëdha shëndetësore të fituara gjatë dy dekadave të fundit mund të shemben brenda një periudhe të shkurtër kohore”, deklaroi organizata të hënën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, studimi analizoi gjithsej 100 shtete nga muaji maj e deri në korrik. Ndër shërbimet më të prekura ishin ofrimi i rutinave të imunitetit (70 për qind), metodat e kontracepsionit (68 për qind) dhe diagnostikimi dhe trajtimi i kancerit (55 për qind), ndërsa shërbimet e urgjencës zhvilluan rënie shqetësuese në pothuajse një të katërtën e vendeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rajoni i Mesdheut Lindor i cili përfshin Afganistanin, Sirinë dhe Jemenin, janë prekur më së shumti nga këto përkeqësime.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?