OBSH: Deri sa të zhvillohet vaksina kundër Covid-19, do duhet të ndryshojmë stilin e jetesës

Drejtori ekzekutiv i programit të Emergjencave Shëndetësore të Organizatës Botërore të Shëndetit Dr. Mike Ryan, tha se jeta e njerëzve në të gjithë botën mund të përballet me ndryshime të rëndësishme derisa të zhvillohet një vaksinë kundër Covid-19, shkruan CNN.

“Ka një rrugëdalje, por ne duhet të mbetemi gjithnjë vigjilentë. Dhe mund të duhet të kemi një ndryshim të rëndësishëm në stilin e jetës tonë, derisa të arrijmë në një pikë ku tѱ kemi një vaksinë efektive, ose një trajtim efektiv,” tha Ryan në një konferencë të premten e 8 majit.

”Për tu rihapur, shumë vende po marrin një qasje shumë të kujdesshme hap pas hapi, duke u mbështetur në durimin dhe këmbënguljen e qytetarëve të tyre për të vazhduar të vuajnë atë që është një proces i vështirë si psikologjikisht ashtu edhe ekonomikisht për shumë njerëz. Unë mendoj se të gjithë po e bëjnë këtë sepse ne duam t’i mbrojmë ata që i duam”, tha ai.

Ryan shikon me shqetësim mënyrat se si do hapen shkollat, kthimet e pjesshme në vendet e punës dhe masat e kujdesshme në zonat me densitet të lartë.

Ndërsa për aktivitete të tilla si koncertet dhe ato sportive, ai tha se do të jetë shumë më e vështirë që t’i kthehen normalitetit.

SHKARKO APP