OBSH dhe Kina: Covid-19 jo i dalë nga laboratori. Por sesi u përhap nuk tregohet

Duket se do të jetë e vështirë që të zbulohet sesi doli në sipërfaqe Covid-19 dhe si u përhap. Të paktën OBSH-ja, e cila në bashkëpunim me Kinën, kanë kryer një studim që nuk kanë zbuluar asgjë të re, por pretendojnë se virusi ka ekstremisht shumë pak gjasa që të ketë dalë nga laboratori. Rezultatet kanë lënë shumë pyetje pa përgjigje.

Ekipi i shkencëtarëve që u angazhua në studim, propozoi kërkime të mëtejshme në çdo fushë përveç hipotezës së daljes së Covid-19 nga laboratori, shpjegon “Associated Press”, që ka marrë një kopje të studimit.

Sipas versionit final të raportit, ekspertët, të cilët kanë hasur shumë vështirësi të punonin lirshëm gjatë qëndrimit 4-javor në Kinë për të hetuar origjinën e virusit vdekjeprurës, kanë zbuluar se janë të nevojshme hulumtime të mëtejshme lidhur me rolin e kafshëve si ndërmjetësues të kalimit të sëmundjeve.

Hetimi i OBSH-së, i kryer 1 vit pas shpërthimit të Covid-19 në Wuhan, është kritikuar gjerësisht për periudhën kohore tepër të vonuar. Hipoteza më e mundshme vlerësohet ajo e transmetimit nga lakuriqët e natës tek një tjetër kafshë e më pas tek njeriu.

SHKARKO APP