OBSH e klasifikon variantin indian të koronavirusit si “shqetësim global”
Organizata Botërore e Shëndetit e ka klasifikuar variantin indian të koronavirusit B.1.617 si një “shqetësim global”.
“Ne e klasifikojmë atë si një variant shqetësimi në një nivel global”, tha Maria Van Kerkhove, drejtuese teknike e OBSH-së për Covid-19 në një konferencë.
“Ka disa informacione në dispozicion që sugjerojnë rritjen e transmetueshmërisë.”
Agjencia bëri të ditur se prejardhja mbizotëruese e B.1.617 u identifikua për herë të parë në Indi dhjetorin e kaluar, ndërsa një version i mëparshëm u zbulua në tetor.
Varianti ka tre pasues, nga të cilët B.1.617.2 është ai që po përhapet më shpejt. B.1.617.2 u cilësua variant për t’u shqetësuar nga Shëndeti Publik Angli të premten, ndërsa thuhet se ka prova që indikojnë se ky lloj varianti është të paktën po aq i transmetueshëm sa B.1.1.7, i ashtuquajturi “variant i Kentit”, i cili aktualisht dominon në Mbretërinë e Bashkuar.
Variantet B.1.617 vazhdojnë të përhapen nëpër Indi, ku numri i të infektuarve dhe vdekjet nga koronavirusit thuajse kapën një rekord të radhës ditor të hënën.