OBSH e shpalli koronavirusin pandemi globale, presidenti Trump: Amerika do ta mposhtë këtë problem
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar pas shpalljen së koronavirusit pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetit. Trump ka bërë thirrje për unitet dhe njoftoi që ekipi i tij është mobilizuar për ta trajtuar sëmundjen.
Përmes një postimi në Twitter ai shkruan se tashmë është rrugës për krijimin e një vaksine, pas takimit me zyrtarë të lartë të administratës shëndetësore.
“Unë jam plotësisht i përgatitur të përdor fuqinë e plotë të Qeverisë Federale për t’u marrë me sfidën tonë aktuale të coronavirusit. Dikush duhet t’ju thotë demokratëve në Kongres se Coronavirusit nuk i intereson se në cilën parti jeni. Ne duhet të mbrojmë të gjithë amerikanët”, ka shkruar Trump.
Ndër të tjera ai ka theksuar se Amerika është vendi më i madh në botë dhe shkencëtarët po punojnë për gjetjen e vaksinës.
“Amerika është vendi më i madh në botë. Kemi shkencëtarët, mjekët, infermierët dhe profesionistët më të mirë të kujdesit shëndetësor. Ata janë njerëz të mahnitshëm që bëjnë gjëra fenomenale çdo ditë. Së bashku ne jemi duke vënë një plan për të parandaluar, zbuluar, trajtuar dhe krijuar një vaksinë kundër coronavirusit, për të shpëtuar jetë në Amerikë dhe në botë. Amerika do ta mposhtë këtë problem”, ka shkruan ndër të tjera.