OBSH i vendos emrin zyrtar koronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë i vendoi një emër zyrtar koronavirusit të cilën e ka quajtur Convid-2019.

Këtë e bënë me dije kreu i organizatës, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një konference për shtyp në Gjenevë.

Inicialet CO i referohen coronas, VI i referohet virusit ndërsa D i referohet fjalës “disease” që përkthehet sëmundje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ghabreyesus deklaroi se ishte e nevojshme të gjendej një emër që nuk i referohet një vendi, kafshe apo një grupi të caktuar individësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Emra të tillë do të shkaktonin konfuzion dhe stigmatizim.

Deri më tani janë regjistruar 1016 viktima ndërkohë që numri i të prekurve është 42.200 persona. Këto shifra kalojnë dhe epideminë e Sars që u përhap në vitin 2003.

Dita e hënë është shënuar si dita me më shumë viktima, ku vetëm në provincën Hubei humbën jetën 103 persona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?