OBSH: Imuniteti i tufës nuk arrihet pa u bërë vaksinimi i 70% të popullatës

Organizata Botërore e Shëndetësisë, njoftoi se imuniteti i tufës nuk do të arrihet pa u bërë më parë, vaksinimi i 70% të popullatës së vendeve të prekura.

“Vaksinimi do të ketë një efekt të madh, por mendoj se askush nuk mund ta premtojë shuarjen e virusit, për sa kohë që nuk kemi kuptuar më shumë, për të”, tha koordinatori i OBSH, Mike Ryan.

Kjo përqindje vaksinimi do mund të frenojë përhapjen e rrezikshme të tij, thonë ekspertët e shëndetësisë. Në shumë vende, vaksinimi mbetet në pikëpyetje. Për këtë çështje, drejtori i përgjithshëm i OBSH, Gebreyesus, tha se të gjithë duhet ta shohim vaksinën si një të mirë globale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?