OBSH-ja rekomandon përdorimin e vaksinës AstraZeneca
Organizata Botërore e Shëndetësisë, përfshin në listën e vaksinave të rekomanduara produktin e AstraZeneca-s dhe Universitetit të Oksfordit. Rekomandimi i OBSH-së është një garanci më shumë për qeveritë e vendeve të ndryshme të botës, që duan të përshpejtojnë procesin e injektimeve duke diversifikuar llojet e vaksinave në përdorim.
Më shpresëdhënës ky lajm është për vendet që janë pjesë e Covax-it, pasi AstraZeneca është ndër të parat dhe ndër më të mëdhatë firma farmaceutike që ka nënshkruar një marrëveshje për furnizimin e me doza të kësaj nisme që synon t’i shpërndajë ato në vendet e varfra.
Kjo vaksinë është disa herë më e lirë dhe më e lehtë për t’u ruajtur në temperatura frigoriferike, në dallim nga ajo e firmave Pfizer/BionTech që ruhen në minus 70 gradë. OBSH i ka futur në listën e rekomandimeve edhe vaksinën e firmës Pfizer.