OBSH-ja viziton spitalin e parë që trajtoi pacientët me Covid-19 në Wuhan

Një ekip ekspertësh i udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetit vizitoi sot një spital në qytetin kinez të Wuhan, që ishte nga të parët që trajtoi pacientët me Covid-19, raporton Reuters.

“Vizita e parë tejet e rëndësishme. Ne jemi në spitalin që trajtoi disa nga rastet e para të Covid-19, duke u takuar me personelin dhe stafin aktual që e bënë këtë punë, duke diskutuar hapur për detajet e punës së tyre,” shkroi një anëtar i OBSH-së që drejton ekipin në Twitter.

Ekipi planifikon të vizitojë laboratorët, tregjet dhe spitalet gjatë dy javëve të mbetura në Wuhan, ku koronavirusi u identifikua për herë të parë në fund të vitit 2019.

OBSH-ja nuk ka publikuar akoma një itinerar por ka thënë se ekipi planifikon të vizitojë tregun e prodhimeve në qendër të shpërthimit si dhe Institutin e Virologjisë Wuhan.

Një hipotezë e hedhur poshtë nga Kina është se shpërthimi i virusit u shkaktua nga një rrjedhje në laboratorin qeveritar.

Hetimi i udhëhequr nga OBSH-ja është vonuar nga shqetësimet mbi aksesin dhe grindjet midis Kinës dhe SHBA-së, e cila akuzon Kinën për fshehjen e shkallës së shpërthimit fillestar dhe kritikuan kushtet e vizitës nën të cilën ekspertët kinezë kryen fazën e parë të kërkimit.

OBSH-ja ka kërkuar që të menaxhojë pritjet.

“Nuk ka garanci se kur do të japim një përgjigje,” tha shefi i urgjencës Mike Ryan.

SHKARKO APP