OBSH jep alarmin: 300 fëmijë kanë vdekur nga shurupi i kollës

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka ngritur shqetësimin në lidhje me vdekjet e fëmijëve të ndodhura vitin e kaluar, si pasojë e shurupeve kundër kollës të kontaminuara.

“Në vitin 2022, më shumë se 300 fëmijë, kryesisht të moshës nën 5 vjeç, vdiqën nga dëmtimi akut i veshkave në Gambi, Indonezi dhe Uzbekistan.Këto vdekje dyshohet se u shkaktuan nga ilaçe të kontaminuara”,-thekson OBSH në një deklaratë më 24 janar.

Sipas specialistëve të OBSH, nga kqyrjet e bëra u pa se shurupet e kollës, pa recetë, kishin nivele të larta të dietilenit glikolit dhe etilenit glikolit, të cilët mund të jenë fatal edhe nëse merren në sasi të vogla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?