OBSH jep lajmin e shumëpritur: Pandemia ikën për disa muaj

Prej 2019, bota po jeton me Covid-19, por kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha në një konferencë shtypi se bota mund të vërë nën kontroll pandeminë gjatë muajve të ardhshëm, nëse shpërndahen në mënyrë të drejtë mjetet e domosdoshme për ta luftuar virusin vdekjeprurës.

“Ne kemi mjetet për të futur pandeminë nën kontroll brenda disa muajsh, nëse ato zbatohen në mënyrë të qëndrueshme dhe të barabartë”, tha në fjalimin e tij kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebrejesys.

Ai gjithashtu shprehu shqetësim për shkallën e lartë të përhapjes së Covid 19 tek personat e moshës 29 deri 59 vjeçare në mbarë botën, gjë që sipas tij mund të jetë për shkak të varianteve shumë më ngjitëse.“U deshën 9 muaj për të arritur një milion vdekje; 4 muaj për të arritur 2 milionë dhe 3 muaj për të arritur 3 milionë”, tha ai.

SHKARKO APP