Tjetër variant i Covid-19, OBSH e quan ”Mu”

Covid-19 duket se do të jetë përgjithmonë në mesin tyre, pasi variantet nuk kanë të sosur. Organizata Botërore e Shëndetit po monitoron një variant të ri të Covid-19 të quajtur “Mu”, i identifikuar për herë të parë në Kolumbi, në janar.

Varianti “Mu”, i njohur shkencërisht si B.1.621, është klasifikuar si një “variant interesi”, sipas agjencisë së OKB-së në buletinin e saj javor mbi pandeminë.

Disa ditë më parë, shkencëtarët e Afrikës së Jugut kanë zbuluar një lloj të ri koronavirusi me mutacione të shumta, edhe pse nuk e kanë vërtetuar ende nëse është më ngjitës se sa variantet aktuale ose më i aftë për të kapërcyer imunitetin natyral apo atë të siguruar nga vaksinat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?