OBSH ndez debatin: Covid-19 mund të mos e ketë origjinën në Wuhan
Rastet e para me Covid-19 u evidentuan në Wuhan të Kinës por kjo nuk do të thotë se sëmundja e pati origjinën atje. Eksperti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Mike Ryan, thotë se nevojitet një studim më i zgjeruar epidemiologjik për të kuptuar plotësisht lidhjet mes rasteve.
Deklarata erdhi pak pasi një ekip i OBSH që udhëtoi drejt Kinës, mbylli misionin për identifikimin e origjinës së Covid-19. ”Nevojitet një studim më i zgjeruar epidemiologjik për shqyrtimin e rasteve të para në Wuhan dhe për të kuptuar plotësisht lidhjen mes rasteve të para, e për të përcaktuar se në cilën pikë, në Wuhan apo diku tjetër virusi e kaloi barrierën kafshë-njeri”.
Më herët, kreu i OBSH, Tdros Adhanom Gebrejsus, paralajmëroi se pavarësisht shpresave për një vaksinë kundër koronavirusit, mund të mos ketë kurrë një zgjidhje perfekte dhe se rruga drejt normalitetit mund të jetë e gjatë.