OBSH: Ndryshimet klimatike, ndër sfidat shëndetësore në dekadën e ardhshme

Kriza e klimës dhe ndryshimet klimatike janë një nga 13 sfidat shëndetësore në dhjetë vitet e ardhshme, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Vendet po investojnë shumë në mbrojtjen e qytetarëve të tyre nga sulmet terroriste, por jo edhe nga sulmet e viruseve, të cilat mund të jenë shumë më vdekjeprurëse dhe shumë më të dëmshme në aspektin ekonomik dhe shoqëror.

Duke përcaktuar ndryshimet klimatike si një nga 13 sfidat në dekadën e ardhshme, OBSH theksoi se ndotja e ajrit vret rreth 7 milionë njerëz në vit duke shkaktuar dukuri ekstreme të motit dhe duke inkurajuar përhapjen e sëmundjeve infektive si malaria, transmeton Atsh.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të njëjtat emetime globale të ngrohjes janë përgjegjëse për më shumë se një të katërtën e vdekjeve nga sulmet në zemër, sulmet në tru, kanceri i mushkërive dhe sëmundjet kronike të frymëmarrjes”, tha Ghebreyesus, kreu i OBSH duke shtuar se ‘’udhëheqësit botërorë duhet të punojnë së bashku për të adresuar efektet shëndetësore të pasojave të ndryshimeve klimatike’’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai theksoi se këtë vit OBSH-ja do të punojë për të zhvilluar një sërë politikash për të ndaluar ose zvogëluar rreziqet shëndetësore të ndotjes së ajrit.

Përveç ndryshimit të klimës, OBSH renditi edhe sfida të tjera për dekadën e ardhshme, siç janë: ofrimi i shërbimeve shëndetësore në konflikte dhe kriza, përmirësimi i kujdesit shëndetësor, zgjerimi i aksesit ndaj ilaçeve, ndalimi i përhapjes së sëmundjeve infektive, përgatitja për epidemi, mbrojtja e njerëzve nga produktet e rrezikshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?