OBSH: Në 24 orët e fundit rekord të infektuarish në botë, mbi 183 mijë raste të reja
Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se në 24 orët e fundit në botë është regjistuar një rekord infektimesh të reja plot 183.020 persona.
Nga këto 54 771 raste në Brazil,36.617 në SHBA dhe mbi 15.400 në Indi. Këto janë vendet ku janë shënuar më shumë rastë në 24 orët e fundit.
Rekordi tjetër u shënua më 18 qershor me 181 232 me COVID-19 në një ditë. Në total që prej nisjes së pandemisë janë regjistuar rreth 9 milionë më saktë 8,963,439 persona të infektuar me koronavirus në botë, nga të cilët kanë ndërruar jetë 468,485.
Pas SHBA-së që ka numrin më të madh të të vdekurve në botë, 119,977 persona, Brazili është i dyti me 50,591 të vdekur. Në Brazil vijon të jetë i lartë edhe numri i të vdekurve në ditë, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 641 persona.