OBSH në kërkim të së vërtetës, virusi nuk erdhi nga lakuriqët e natës
Mund të duhet të paktën një vit për të përcaktuar origjinën e saktë të pandemisë koronavirus, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit. Duke folur në Gjenevë, një ekspert i OBSH-së për viruset me origjinë nga kafshët tha se provat treguan për lakuriqët si burim origjinal, me një kafshë tjetër që veproi si një transmetues i ndërmjetëm.
Organizata përsëriti gjithashtu se nuk kishte parë asnjë provë, të cituar nga presidenti amerikan Donald Trump, se virusi mund të kishte origjinën në një laborator kinez.
Shkencëtarët nuk janë të sigurt se ku filloi saktësisht shpërthimi. Provat tregojnë për një treg në Wuhan, por nga 41 raste të hershme të virusit, vetëm 27 kishin një lidhje të drejtpërdrejtë me tregun. Virusi do të ketë kaluar nga lakuriqët në një kafshë tjetër përpara se të infektojë njerëzit, por cila kafshë është. Kjo mbetet e paqartë.