OBSH ngre alarmin: Çdo ditë e më shumë po sëmuren dhe vdesin të rinj nga COVID-19
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se numri i personave të rinj dhe poshtë 60 vjeç që infektohen ose vdesin nga koronavirusi po rritet çdo ditë e më shumë.
Sipas Indipendent e cila citon burime pranë menaxheres teknike të OBSH, Maria Van Kerkhove, është rritur ndjeshëm numri i të rinjve që infektohen ose që vdesin nga COVID-19.
Në fillim u tha se koronavirusi i ri prekte më shumë moshën e tretë dhe me probleme të tjera shëndetësore. Tashmë në botë ka edhe pesona te rinj madje edhe fëmijë që kanë ndërruar jetë nga COVID-19.
Deri tani virusi i tmerrshëm ka infektuar mbi 1 milion njerëz në mbarë globin duke lënë të vdekur afro 60 000 në 181 vende. Më 11 mars Organizata Botërore e Shëndetësore e shpalli koronavirusin pandemi boterore.