OBSH ngre alarmin: Mos përdorni plazmën e gjakut për të trajtuar pacientët me Covid
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar së fundmi që të mos përdoret plazma e gjakut e pacientëve që kanë kaluar Covid-19 për të trajtuar personat e infektuar.
Në një artikull të botuar në British Medical Journal, OBSH tani thotë se “provat aktuale tregojnë se nuk përmirëson gjendjen shëndetësore të pacientëve me Covid, nuk zvogëlon nevojën për intubim, është e kushtueshme dhe kërkon kohë për t’u administruar”.
OBSH bëri një “rekomandim të fortë” kundër përdorimit të plazmës së gjakut tek njerëzit që nuk kanë simptoma serioze Covid-19 dhe tha se edhe për pacientët me sëmundje të rënda dhe kritike, trajtimi duhet të jepet vetëm si pjesë e një prove klinike.
Supozimet ishin se antitrupat në plazmën e gjakut të personave që e kanë kaluar COVID, mund të përmbajnë neutralizues për ndalimin e riprodhimit dhe kufizimin e dëmtimit të indeve.
Megjithatë, disa studime mbi përdorimin e plazmës së gjakut nga pacientët e shëruar nuk kanë treguar asnjë përfitim të rëndësishëm në trajtimin e njerëzve që janë në gjendje të rëndë për shkak të COVID.
Plazma konvaleshente është pjesa e lëngshme e gjakut nga një pacient i rikuperuar me Covid që përmban antitrupa të prodhuara nga trupi pasi është infektuar.