OBSH: Nuk ka zgjidhje magjike për të shpëtuar nga koronavirusi

Nuk ka zgjidhje magjike për të shpëtuar nga kroronavirusi, sipas OBSH.

Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i programit të Emergjencave Shëndetësore të Organizatës Botërore të Shëndetit, tha që askush nuk mund të tundë një shkop magjik për të hequr qafe koronavirusin.

“Numrat i përgjigjen përgjigjes. Nuk ka përgjigje magjike. Këtu nuk ka magji,” u shpreh Ryan.

Sipas tij, përdorimi i çdo burimi të disponueshëm në të gjitha nivelet është mënyra e vetme për ta luftuar këtë pandemi.

“Ne e dimë nga shumë, shumë shembuj vendesh të ndryshme, jo nga OBSH,  thjesht shikojmë nëpër botë. Shikoni vendet që kanë ndërmarrë veprime, shikoni vendet që e kanë përmbajtur dhe kontrolluar këtë sëmundje dhe do të gjeni përgjigjet tuaja,”tha drejtori ekzekutiv i programit të Emergjencave Shëndetësore në OBSH.

Ndërsa, Maria Van Kerkhove, epidemiologe e sëmundjeve infektive në OBSH, tha se “transmetimi është plotësisht në duart tona”.

“Ne kemi mjete në kutinë tonë të mjeteve, në këto momente, që të jemi në gjendje ta shtypim transmetimin,” shtoi ajo.

SHKARKO APP