OBSH: Numri i rasteve të reja në botë është dyfishuar gjatë dy muajve të fundit

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus,  tha se rastet e koronavirusit vazhdojnë të rriten globalisht me ritme shqetësuese dhe vuri në dukje se numri i rasteve të reja të konfirmuara në javë është dyfishuar gjatë dy muajve të fundit.

Në një konferencë për shtyp të premten, kreu i OBSH-së tha se numri i rasteve të reja “po i afrohet shkallës më të lartë të infeksionit që kemi parë deri më tani gjatë pandemisë”.

Tedros tha se disa vende që kishin arritur të mbanin në kontroll përhapjen e COVID-19 tani po raportonin rritje të rasteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Deri në fillim të këtij viti, Papua Guinea e Re kishte raportuar më pak se 900 raste dhe nëntë viktima,” tha Tedros.  Vendi tani ka regjistruar më shumë se 9,000 raste dhe 83 viktima, gjysma e të cilave u regjistruan gjatë  muajit të fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Papua Guinea e Re është një shembull i përsosur pse shpërndarja e barabartë e vaksinave është kaq e rëndësishme”, tha Tedros, duke shtuar se vendi është mbështetur në dozat e vaksinave të dhuruara nga Australia dhe iniciativa COVAX e mbështetur nga OKB.

Deri më tani, COVAX ka dërguar rreth 40 milion vaksina në më shumë se 100 vende.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?