OBSH: Pandemia e Covid-19 vijon të përshkallëzohet, efektet do ndihen për dekada

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar në lidhjen e mungesës së lidershipit global, sa i përket pandemisë.

“Bota ka një nevojë të madhe për kombëtar dhe solidaritet global. Politizimi i pandemisë e ka përçarë atë, u shpreh drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një forumi virtual për shëndetin.

“Kërcënimi më i madh me të cilin përballemi tani nuk është vetë virusi, është mungesa e solidaritetit global dhe udhëheqjes globale,” shtoi ai më tej.

Swiss Digital Desktop Reklama

OBSH gjithashtu ka thënë që pandemia po vijon të përshkallëzohet dhe se efektet e saj ekonomike dhe jo vetëm do të ndjehen për dekada.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më shumë se nëntë milion persona në të gjithë botën rezultojnë të infektuar me koronavirusin, ndërsa 471,401 prej tyre e kanë humbur betejën me Covid-19.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?