OBSH pas hetimit në Wuhan: Virusi ka qarkulluar para dhjetorit 2019
Lideri i misionit të OBSH-së në Kinë, që hetoi origjinën e Covid-19, tha për ”CNN” se virusi është përhapur në Kinë shumë më herët sesa dhjetori i vitit 2019, kur u raportua për herë të parë. Peter Ben Embarek, zbuloi se në fillim të dhjetorit në Wuhan u raportuan 174 raste pozitive sipas provave, virusi ka qarkulluar përqark qytetit, në shifra shumë më të larta, nga sa u deklarua në atë kohë, ndoshta qindra raste më shumë.
”Virusi ka qarkulluar egërsisht në Wuhan që në dhjetor të 2019, që mendoj se ky është zbulim. 100 rastet janë konfirmuar në laborator dhe 74 janë klinikisht të konfirmuar”.
Ekipi po ashtu zbuloi se dhjetorin e 2019, kanë qarkulluar 13 variante të lehta të virusit, kryesisht në Wuhan, atje ku besohet se tregu i gjësë së gjallë ka ndikuar në përhapjen masive. ”Kemi zbuluar 13 variante te ndryshme, në 13 individë të ndryshëm në dhjetor. Disa prej tyre nga tregjet dhe disa të përhapura në tregje. Disa nuk kanë lidhje me tregjet. Kjo ishte pjesë e asaj çka zbuluam në misionin tonë”,-tha më tej Embarek.
Këto variante të hershme të koronavirusit tregojnë se virusi ka qarkulluar për një kohë të gjatë, thonë ekspertët e shëndetësisë për CNN, por pa dhënë një përcaktim të qartë të kohës ekzakte. Puna e tyre ka qenë intensive në Wuhan.