OBSH për COVID-19: Urgjenca më e rëndë globale që kemi kaluar ndonjëherë

Drejtori i përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus është shprehur se pandemia e koronavirusit është urgjenca më e rëndë globale me të cilën është përballur Organizata Botërore e Shëndetit.

“Vetëm me respektimin e rreptë të masave shëndetësore, nga mbajtja e maskave ​​deri në shmangien e turmave, bota do ta mundë atë, tha Tedros në një konferencë virtuale në Gjenevë.
“Aty ku ndiqen këto masa, numri i rasteve ulet. Aty ku nuk janë, rastet rriten, “tha ai, duke përgëzuar punën e bërë në Kanada, Kinë, Gjermani dhe Korenë e Jugut për kontrollin e epidemisë.

Ndërsa, kreu i programit të urgjencave të OBSH-së, Mike Ryan, tha se shumë më e rëndësishme sesa përkufizimet e valëve të dyta, pikëve të dytë dhe grupimeve të lokalizuara, është nevoja që  kombet në të gjithë botën të vazhdojnë me implementimin e masave kufizuese si dhe distancës fizike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ajo që është e qartë është se presioni ndaj virusit ul numrat. Lëshoheni këtë presion dhe më rastet do vijojnë të rriten “tha ai, duke pranuar, se është praktikisht e pamundur që kombet të mbajnë kufijtë mbyllur për të ardhmen e parashikueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa Tedros theksoi se përparësi mbetet në shpëtimi i jetëve.

“Ne duhet të shtypim transmetimin, por në të njëjtën kohë duhet të identifikojmë grupet e cenueshme dhe të shpëtojmë jetë, duke mbajtur nivelet e vdekjeve nëse është e mundur në zero, nëse jo në minimum,” tha ai, duke përgëzuar Japoninë dhe Australinë në këtë drejtim.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?