OBSH përgëzon Kinën për uljen e numrit të rasteve të rënda me Covid-19

Maria van Kerkhove, drejtuesja teknike e Programit të Shëndetit të Emergjencave në OBSH, ka përgëzuar qytetin kinez të Wuhanit që tashmë nuk ka asnjë rast të rëndë me Covid-19.

Wuhan ishte vendi nga ku shpërtheu virusi dhe u vendos nën masa të rrepta në janar, shkruan CNN.

Qyteti u lehtësua nga masat bllokuse vetëm në muajin prill.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Është një lajm shumë i mirë që nuk ka raste të rënda nga Wuhan. Ai qytet ka pasur goditjen më të hershme. Nuk mund të shpreh asgjë tjetër përveç admirimit dhe faleminderit për përpjekjet e palodhshme të popullit të Wuhanit”, tha van Kerkhove.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo gjithashtu vlerësoi banorët që zbatuan rregullat dhe qëndruan në shtëpi.

Deri më tani në Kinë janë shënuar 4,633 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 82,875 të infektuar.

, drejtuesja teknike e Programit të Shëndetit të Emergjencave në OBSH, ka përgëzuar qytetin kinez të Wuhanit që tashmë nuk ka asnjë rast të rëndë me Covid-19.

Wuhan ishte vendi nga ku shpërtheu virusi dhe u vendos nën masa të rrepta në janar, shkruan CNN.

Qyteti u lehtësua nga masat bllokuse vetëm në muajin prill.

”Është një lajm shumë i mirë që nuk ka raste të rënda nga Wuhan. Ai qytet ka pasur goditjen më të hershme. Nuk mund të shpreh asgjë tjetër përveç admirimit dhe faleminderit për përpjekjet e palodhshme të popullit të Wuhanit”, tha van Kerkhove.

Ajo gjithashtu vlerësoi banorët që zbatuan rregullat dhe qëndruan në shtëpi.

Deri më tani në Kinë janë shënuar 4,633 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 82,875 të infektuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?