OBSH përsërit thirrjen: Edhe të rinjtë të kenë kujdes nga koronavirusi, askush nuk është imun!

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë edhe një herë thirrje të enjten që që të gjithë të kenë kujdes nga koronavirusi. Thirrja ishte më shumë për të rinjtë, pasi për atë grupmoshë është krijuar ideja se nuk janë shumë te rrezikuar nga Covid-19.

Sekretari i Përgjithshëm i OBSH-së për Evropën Hans Clugge tha gjë një konference javore për shtyp:

“Ideja që Covid-19 prek vetem të moshuarit është e gabuar. Mosha nuk është i vetmi faktor rreziku për të pasur një formë serioze të sëmundjes…Gjithsesi, ata që janë të moshuar dhe kanë shëndet të mirë, janë më pak të rrezikuar. Ka pasur njerëz mbi 100-vjeçare që janë shtruar në spital me Covid-19 dhe janë shëruar plotësisht.”

Për Klugge, higjiena është esenciale për çdo moshë, shkruan abcnews.al

Edhe pse thuhet gjerësisht se më të rrezikuarit nga koronavirusi janë të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, deri më tani në botë janë raportuar raste fatale edhe mes fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve.

Në Evropë, viktima më e re në moshë është një djalë 12-vjeçar nga Belgjika ndërsa në SHBA, një fëmijë 6-javësh humbi jetën si pasojë e koronavirusit.

SHKARKO APP