OBSH: Po bisedojmë me Rusinë për vaksinën
Rusia njoftoi këtë të martë se ka gati vaksinën kundër Covid-19. Lidhur me këtë lajm, OBSH-ja bëri me dije se po diskutojnë me autoritetet e Moskës për zyrtarizim të mundshëm paraprak të vaksinës së aprovuar rishtazi nga Moska.
“Mund të them se jemi në kontakt të ngushtë më autoritetet shëndetësore në Rusi dhe diskutimet po vazhdojnë lidhur me zyrtarizmin e mundshëm paraprak të vaksinës”, deklaroi Tarik Jasarevic, zëdhënës i OBSH.
Zyrtari theksoi edhe se “zyrtarizimi paraprak i çdo vaksine, përfshin vlerësime rigoroze të të dhënave mbi sigurinë dhe efikasitetit e nevojshëm”.