OBSH promovon Italinë: Të frenohet paniku dhe ”fake news”

OBSH ka promovuar Italinë dhe është shprehur se “Autoritetet po zbatojnë masa në përputhje me strategjinë globale për infeksionin e koronavirusit. Ajo ka bërë thirrje gjithashtu për të frenuar panikun dhe lajmet e rreme. “Nuk ka nevojë për panik. Autoritetet italiane po zbatojnë masa që janë në përputhje me strategjinë globale të kontrollit. Për ta bërë këtë, qeveria duhej të merrte masa të vendosura, të forta dhe të sakta,”-tha Hans Kluge, drejtori i OBSH për Europën.

Komisionerja e Shëndetësisë e BE, Stella Kyriakides, nuk i ka kursyer vlerësimet teksa falenderoi Ministrin e Shëndetësisë, Mbrojtjen Civile dhe gjithë operatorët për masat e vendosura shumë shpejt, për të zvogëluar kërcënimin e virusit”. Fjalë vlerësuese shprehu ajo edhe për kryeministrin Conte i cili sot në Napoli do të diskutojë temën e koronavirusit edhe me Presidentin Francez Emmanuel Macron. Diskriminimi i italianëve në Europë dhe kufizimet e tyre jashtë vendit “nuk janë situata të pranueshme”.

Në të njëjtën linjë është edhe Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio. Ai tha se “Të gjithë pacientët e spitali Spallanzani në Romë janë shëruar, se e vërteta është e rëndësishme e duhet thënë dhe se Italia është një vend i besueshëm”. Objektivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme – tha Di Maio, është të luftojmë lajmet e rreme “që mund të ndikojnë në vendimet e autoriteteve shëndetësore të partnerëve tanë në lidhje me programet e udhëtimit dhe punës së qytetarëve të tyre.

Italia ndërkohë po përpiqet të ngrejë kokënme risi në frontin e betejës. Walter Ricciardi, i emërua nga Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza “këshilltar për koordinim me institucionet shëndetësore ndërkombëtare tha se testi i tamponit do të kryet vetëm te personat me simptoma të qarta, që kanë patur kontakte me të infektuarit dhe që vijnë nga zonat e rrezikut pasi testet në masë kanë rezultuar në 95% të rasteve negative për të mos përmendur rastet pozitive false, duke shtuar se menaxhimi i fragmentuar, mbi baza rajonale, i sistemit shëndetësor mund të ketë efekte vdekjeprurëse.

SHKARKO APP