OBSH: Rastet në rritje, Europa gaboi me periudhën e karantinimit!

Rritja e shpejtë e rasteve me koronavirus në hemisferën veriore ka të bëjë me faktin se personat që kanë hyrë në kontakt me një të infektuar nuk janë vendosur në karantinë për një periudhë të saktë.

Deklarata vjen nga drejtori për emergjencat në Organizatën botërore të shëndetësisë Michael Rayan. Ai shtoi se një gjë e tillë nuk ka ndodhur kudo në mënyrë sistematike por ishte i bindur se është arsyeja kryesore se pse po përballemi me shifra kaq të larta. Ai theksoi se në gjysmën e 48 vendeve të zonës së Europës që bëjnë pjesë në agjencinë e Kombeve të Bashkuara, rastet me Covid 19 janë shtuar me 50%.  Me ardhjen e dimrit në hemisferën veriore, ka një rritJe të rasteve sidomos në Europë dhe në Amerikën veriore.

Me rritjen e rasteve rritet dhe numri i personave që kanë nevojë për një vend në spital dhe në terapi intensive, dhe pse mjekët aktualisht i kurojnë më mirë dhe më shpejt pacientët me koronavirus në krahasim me fillimin e pandemisë.

Sipas OBSH-së dhe pse njerëzit mund të jenë lodhur nga kjo situatë duhet të kenë të qartë se virusi ka dëshmuar se sa herë e ulim kujdesin ai rikthehet me shpejtësi marramëndese. Nëse bëhen zgjidhje inteligjente, atëherë kjo do të jetë një garanci për shërbimet shëndetësore dhe fëmijët do të vazhdojnë të shkojnë në shkollë./abcnews.al

SHKARKO APP