OBSH rikthehet në Kinë për Covid-19: Kërkojmë auditimet e laboratorëve dhe tregjeve në Wuhan

Që prej fundit të 2019 kur shpërtheu e deri më sot, nuk ka një studim të qartë për të shpjeguar si dhe pse bota është në pandemi.

Ndaj dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka propozuar një fazë të dytë të studimeve për origjinën e Covid-19 në Kinë, duke përfshirë auditimet e laboratorëve dhe tregjeve në Wuhan.

Faza e dytë do të përfshinte kërkime në njerëz, kafshë dhe gjallesa që janë shitur në tregjet e Vuhanit, duke përfshirë edhe tregun Huanan, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

”Auditimi i laboratorëve relevantë dhe institucioneve kërkimore që veprojnë në këtë zonë, me qëllim të identifikimit të rasteve të para të infektimit në njerëz, në dhjetor të vitit 2019”, ka kreu i OBSH-së.

SHKARKO APP