OBSH: Rritja e raste me koronavirus në Evropë, këmbanë alarmi për qeveritë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar “për shkallë alarmante të përhapjes” së koronavirusit në të gjithë Europën.

Drejtori për Evropën i kësaj Organizate, Hans Kluge, deklaroi më 17 shtator se numri i rasteve të këtij muaji “duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për qeveritë evropiane”.

Të 53 shtetet anëtare të OBSH-së në Evropë kanë regjistruar gati 5 milionë raste me koronavirus dhe më shumë se 227,000 vdekje të lidhura me të.

Numri i rasteve ditore të infektimit është aktualisht në mes të 40,000 deri në 50,000, megjithatë edhe numri i testimeve në disa shtete është rritur në mënyrë të dukshme.

Deri më tani është raportuar për gati 30 milionë persona të infektuar me këtë virus në gjithë botën, prej të cilëve më shumë se 939,000 kanë humbur jetën.

OBSH-ja po ashtu iu ka bërë thirrje shteteve që të mos zvogëlojnë periudhën e karantinës për ata që mund t’i jenë ekspozuar koronavirusit në më pak se 14 ditë.

SHKARKO APP