OBSh shpreh pendesë për vendimin e Trump: ShBA duhet të vazhdojë të mbetet aleati ynë
Pas vendimit të Presidentit të ShBA-së, Donald Trump për ndërprerjen e fondeve për OBSh, ka reaguar dhe kreu i kësaj të fundit.
Tedros Adhanom Ghebreyesus shprehet se ndihet i penduar që Trump u detyrua të ndërpresë fondet.
“ShBA ka qenë gjithmonë një aleat dhe një mik shumë gjeneroz i OBSh-së, daj dhe unë dua që të mbetet kështu. Ne do të vijojmë të punojmë fort për të luftuar pandeminë e COVID-19” – shprehet ai.
Vendimin e Trump nuk e kanë pritur mirë shumë figura të larta politike dhe biznesmenë të fuqishëm.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Gueterres u shpreh se nuk është momenti i duhur që ShBA-ja të ndërpresë fondet për OBSh.
Ndërkaq edhe një prej njerëzve më të pasur në glob, Bill Gates e kritikoi vendimin e Trump.
Në një postim në Twitter ai shkruan se është një lëvizje shumë e rrezikshme nga amerika në këtë kohë krize botërore.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë akuzoi organin e Kombeve të Bashkuara për keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së virusit pasi u shfaq në Kinë dhe për këtë, tha Trump, duhet të mbajë përgjegjësi.
Trump ka akuzuar edhe më parë OBSh për njëanshmëri ndaj Kinës.
“Unë po e drejtoj administratën time për të ndaluar fondet ndërsa është bërë një rishikim për të vlerësuar rolin e Organizatës Botërore të Shëndetit në keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit,” tha zoti Trump në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë.