OBSH shuan shpresat: Vaksina e Covid-19 nuk do të jetë gati këtë vit

Në një kohë që bota është në luftë të egër me Covid-19, shpresat për një vaksinë për Covid-19 gjatë këtij viti janë shuar nga ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Mike Ryan, kreu i programit të emergjencave në OBSH, tha se vaksina nuk duhet pritur para vitit 2021. Nga ana tjetër, ai theksoi se disa vaksina janë në fazën e tretë të testimit dhe asnjëra prej tyre nuk ka dështuar deri tani përsa i përket sigurisë dhe aftësisë për të gjeneruar imunitet.

”Po bëjmë progres, por që të jemi realistë, vaksina duhet pritur në muajt e parë të vitit të ardhshëm. Duhet të jemi të drejtë me vaksinën sepse është një e mirë globale. Vaksinat nuk janë për të pasurit dhe nuk janë për të varfërit. Vaksinat janë për të gjithë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?