OBSH: Të gjitha hipotezat për origjinën e Covid-19, mbeten të hapura
Të gjitha hipotezat mbeten të hapura në lidhje me origjinën e Covid-19 dhe kërkojnë analiza dhe studime të mëtejshme.
”Pasi bisedova me disa anëtarë të ekipit të OBSH-së që zhvilloi hetimin në Wuhan mbi origjinën e koronavirusit, dëshiroj të konfirmoj që të gjitha hipotezat mbeten të hapura dhe kërkojnë analiza dhe studime të mëtejshme”,- tha kreu i Organizatës Botërore të Tedros Adhanom Ghebreyesus
Dy ditë më parë ekipi i ekspertëve të PBSH-së konfirmoi se pamundur që virusi të ketë dalë nga një laborator dhe kanë kërkuar që kjo teori të mos zhvillohet më tej. Ata paraqitën një përmbledhje të gjetjeve të tyre gjatë një konference të përbashkët shtypi me autoritetet kineze në një hotel në Wuhan, përpara largimit të tyre nga Kina.