“Ocean Viking” shpëton 170 azilkërkues në misionin e parë
Më shumë se 80 emigrantë, burra dhe adoleshentë, pjesa më e madhe sudanezë, u shpëtuan sot nga anija “Ocean Viking” në brigjet e ujërave libiane, sipas ”Mjekëve pa kufij”.
Ky është operacioni i dytë i shpëtimit i drejtuar në 24 orë nga “Ocean Viking”, anije e drejtuar nga OJQ-të, “SOS Méditerranée” dhe “Mjekët pa kufij” (MSF).
Operacioni i shpëtimit mundësoi rikuperimin e 85 personave, prej të cilëve pesë gra dhe katër fëmijë.
Avionët e forcave europiane patrullojnë rregullisht mbi Mesdhe për të zbuluar barka që kalojnë në brigjet libiane duke përfituar nga kushtet e motit.
Rreth 170 persona, të gjithë me origjinë nga Afrika subsahariane ndodhen tashmë në bordin e anijes.