Ofenduan gjyqtaren, dy futbollistët e Çekisë përfundojnë në ekipin e femrave

Futbollistët e Spartës së Pragës, Lukas Vaça dhe Tomas Koubek, do të stërviten për një afat të papërcaktuar me ekipin e femrave të klubit të njohur çek. Arsyeja është e thjeshtë, të dy i janë drejtuar me fyerje seksiste gjyqtares Lucie Ratajova në ndeshjen e barazuar me shifrat 3-3 ndaj Zbrojovka Brno.

Mes të tjerëve, një prej lojtarëve, të cilët kanë luajtur disa ndeshje me përfaqësuesen e Republikës Çeke, i ka thënë asaj se e meritonte të qëndronte “pranë sobës”.

Komentet në fjalë janë pasqyruar në raportin e gjyqtares dhe të dy, përveç gjobës nga Federata, kanë marrë një ndëshkim të veçantë edhe nga klubi, raporton Panorama Sport.

“Kjo është arsyeja pse i çuam te ekipi i femrave të stërviten”, shpjegoi drejtori i përgjithshëm i Sparta Pragës, Adam Kotalik. “Kështu ata mund të shohin me sytë e tyre se femrat nuk janë të përshtatshme vetëm për të qëndruar pranë sobës dhe enëve të gatimit”.

SHKARKO APP