Ofensiva ushtarake në Siri/ Rusia thotë se kurdët janë tërhequr plotësisht nga “zona e sigurtë”

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se forcat e armatosura kurde ishin tërhequr nga një zonë e sigurtë pranë kufirit verilindor me Turqinë, më shpejt se sa ishte planifikuar, njoftoi agjensia e lajmeve TASS. “Tërheqja e forcave të armatosura nga territori ku supozohet të krijohet një korridor sigurie, ka përfunduar përpara afatit”, u citua të thoshte Shoigu, raporton Reuters.

Turqia nisi një ofensivë kundër luftëtarëve kurdë në Siri, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump vendosi që të tërheqë trupat amerikane nga zona. Ofensiva turke në Siri është ndërprerë pas arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi, të cilën e kanë ndërmjetësuar Shtetet e Bashkuara, shkruan Voa.

Më 22 tetor, Rusia dhe Turqia arritën një marrëveshje që të dëbojnë forcat kurde nga zona kufitare. Turqia i konsideron luftëtarët kurdë si terroristë. Por, ky grupacion ka qenë aleati kryesor i SHBA-së në luftën kundër militantëve të grupit ekstremist Shteti Islamik.

SHKARKO APP